Nis me tensione dhe dhunë protesta e opozitës në Shqipëri

Ka nisur me tensione dhe dhunë protesta e sotme e opozitës.

Që në minutat e para të aksionit deputeti i PD-së, Flamur Noka së bashku me protestuesit është përplasur me forcat policore në Rrugën e Elbasanit.

Ashtu sic e kishin paralajmëruar, protestuesit kanë bllokuar disa akse rrugore.

Marketing

Po ashtu mësohet se ka pasur disa të shoqëruar që në nisje të tubimit, teksa protestuesit kanë vazhduar me thirrjet “Polici e krimit”.