Ganiu: Sheshi “Skënderbeu” u kthye sot në një qendër të unitetit kombëtar

Atmosfera festive e kësaj dite mbizotëroi në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, ku ngjyrat kuq e zi të flamurit shqiptar krijuan një skenë të paharrueshme krenarie dhe bashkimi kombëtar. Tingujt e muzikës, performancat artistike dhe vallet tradicionale na kujtuan sakrificat dhe lavdinë e të parëve tanë.

Marketing

Mes të pranishmëve në këtë ngjarje madhështore ishin zëvendëskryeministri i parë, z. Izet Mexhiti, ministra, zëvendësministra, deputetë, drejtues institucionesh dhe qytetarë nga të gjitha trevat, të cilët u bënë bashkë për të nderuar Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë. Prania e tyre pasqyroi unitetin dhe respektin që kjo datë ngjall te çdo shqiptar.

Sheshi “Skënderbeu” u kthye sot në një qendër të unitetit kombëtar, ku çdo flamur që valëvitej dhe çdo tingull muzikor përçonte krenarinë e të qenit shqiptar. Kjo festë na frymëzon të ruajmë dhe të çojmë përpara trashëgiminë e të parëve tanë me dashuri dhe përkushtim.  https://www.facebook.com/share/p/156RTanZYn/