Lazim Destani porosi prindërve mërgimtar: Mësojuani fëmijëve tuaj historinë dhe fjalën shqipe

Filantropi shqiptar, Lazim Destani në Kopenhagë të Danimarkës shpërndau libra shqip. Destani nga atje dërgoi porosi deri te prindërit e fëmijëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, që të kujdesen dhe t’ua mësojnë historinë dhe fjalën shqipe.

Marketing

“Më shumë do të kisha dhënë porosi te prindërit e fëmijëve se sa te fëmijët çka janë këtu. Më vjen shumë mirë që edhe arsimtarët i kemi këtu, dhe midis qendrës të Kopenhagenit vijmë në klasën ku mësojnë shqip dhe kjo është një krenari jashtëzakonisht e madhe, kurse fëmijëve ju dëshiroj që t’i lexojnë këto libra dhe t’i kuptojnë mirë, ta mësojnë historinë e çdo patrioti. Dhe ta dinë që sot dhe nesër kemi festë, festojmë 28 nëntorin ditën e Flamurit.