Një mjek në Gjermani akuzohet se ka vrarë tetë pacientë

Një mjek gjerman i kujdesit paliativ, i cili u ndalua në gusht në Berlin, akuzohet për vrasjen e tetë pacientëve.

Marketing

Në deklaratën e prokurorisë, thuhet se sipas gjetjeve fillestare, mjeku 40-vjeçar dyshohet se ka vrarë 8 persona dhe se hetimet po zgjerohen dhe vijojnë.

Në deklaratë thuhet se mjeku është ndaluar me akuzën e vrasjes së katër pacientëve nga data 11 qershor deri më 24 korrik dhe se ky numër si rezultat i hetimeve është rritur në tetë.

ADVERTISING

Raportohet se janë hapur varret për zbardhjen e katër rasteve të tjera të cilësuara si të dyshimta, transmeton Anadolu.