Fetai: Kërkohet qasje gjithëpërfshirëse për menaxhimin e rriskut nga korrupsioni

Zëvendëskryeministri i Qeverisë i angazhuar për politikat e mirëqeverisjes, Arben Fetai,
sot u takua me drejtorin e Institutit të Financave dhe Kontabilitetit Publik (CIPFA), Khalid
Hamid, dhe drejtorin e Entit shtetëror të revizionit, Maksim Acevski. Gjatë takimit u
diskutua për gjetjen e një qasje inkluzive në menaxhimin e rrezikut të korrupsionit në
sektorin publik.
U diskutua gjithashtu mundësia e krijimit të një Agjencie për Edukimin e Menaxherëve
dhe Punonjësve të Sektorit Publik, duke theksuar se përgatitja e pamjaftueshme
profesionale e udhëheqësve të institucioneve mund të paraqesë një faktor të
mundshëm rreziku për shfaqjen e korrupsionit.
U konstatuan se krijimi i Agjencisë mund të kontribuonte në forcimin e institucioneve të
sektorit publik në parandalimin e korrupsionit, si dhe përmirësime sistemore të
kontrolleve të brendshme, duke forcuar përpjekjet për një luftë efektive kundër
korrupsionit.

Marketing