Kryeparlamentari Gashi sjell Kuvendin më afër qytetarëve

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka nisur projektin në bashkëpunim me NDI që Kuvendin ta sjell më afër qytetarët, përkatësisht që deputetët të kenë zyrat e tyre në Komuna ku do të zhvillojnë takimet me qytetarët. Ai sot nisi nga Gostivari, por ka paralajmëruar hapjen e zyrave të deputetëve në më shumë se gjysmën e komunave.
“Sot, siç kisha paralajmëruar, vizitova zyrat e deputetëve në Gostivar, ku inspektuam nga afër punën dhe rinovimin e këtyre zyrave. Bashkë me deputetë dhe kryetarin e komunës, theksuam angazhimin për përfundimin e punimeve dhe përkushtimin për një Kuvend më të hapur dhe më afër qytetarëve. Funksionalizimi i këtyre zyrave është prioritet për të rritur llogaridhënien, transparencën dhe inkluzivitetin, duke mundësuar qytetarëve që të kontribuojnë më aktivisht në proceset ligjore për mirëqenien e tyre. Qytetarët e Gostivarit tashmë do të kenë mundësinë të adresojnë kërkesat dhe nevojat e tyre drejtpërdrejt tek deputetët, kështu do të forcohen lidhjet mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre”, ka theksuar Gashi.
Ai ka thënë se po fillojnë një cikël të takimeve nëpër komuna mbi gjitha për të sensibilizuar çështjen e zyrave të deputetëve dhe e dyta ta sjellim Kuvendin më afër qytetarëve. “Ideja është që ti takojmë gjitha komunat, natyrisht po fillojmë prej Gostivarit dhe është nderë dhe kënaqësi edhe e imja, besoj kështu po e nderojmë edhe qytetin e Gostivarit dhe gjithë qytetarët duke filluar këtë cikël të takimeve. Ajo që është më e rëndësishme është hapja e zyrave, është projekt që e kemi në bashkëpunim me NDI por është kërkesë e qytetarëve që të kenë mundësi t’i takojnë deputetët, të flasin me ta, dhe jo secili qytetarë e ka mundësinë të vijë në Shkup në Kuvend t’i takojë, por ideja është që deputetët të kenë zyra në Komuna që ata pastaj mund t’i takojnë qytetarët”, ka deklaruar Gashi.    https://www.facebook.com/share/p/151V9WpJYp/

Marketing