Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç njoftoi në Instagram se të dielën do të bëjë dalje publike lidhur me situatën në veri të Kosovës, konkretisht për shpërthimin në Ibër-Lepenc.Vuçiç thotë se do t’i sqarojë opinionin publik dhe ndërkombëtarët se kujt dhe pse ishte dashur ky incident në komunën e Zubin Potokut.
Më tej ai paralajmëroi duke thënë “Serbia nuk do të thyhet me gënjeshtra”.
“Nesër në orën 11 do t’u drejtohem qytetarëve, por edhe opinionit ndërkombëtar dhe do t’ju sqaroj saktësisht se kujt dhe pse ishte dashur ky incident në komunën e Zubin Potokut, pse Kurti dhe Sveçlja u desh të bënin thirrje të shumta dhe nervoze në komunitetin ndërkombëtar dhe të kërkojnë. përgjigje konkrete. Serbinë nuk do ta thyeni me gënjeshtra!”, thuhet në postim e Vuçiç.