Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva ka njoftuar dor;heqjen e saj, përcjell TV21. Ajo në konferencë për shtyp tha se një nga arsyet e dorëheqjes së saj të parevokueshme është presionin politik ndaj Këshillit Gjyqësor nga partia në pushtet VMRO-DPMNE, dhe kryeministri Hristijan Mickoski.
“Kur nuk dëgjohen thirrjet për përmirësim të situatës në drejtësi, dhe kur kjo pengohet nga qeveria në mënyra të ndryshme, kryeministri dhe politikanët nga grupi qeverisës, nga foltorja e Kuvendit, ose kur nga shërbimi i shtypit shprehin qëndrim negativ ndaj Këshillit Gjyqësor, ndaj anëtarëve të Këshillit, por, më shkatërruese nga të gjitha, është se ata shprehin qëndrim negativ ndaj gjyqtarëve, shumica e të cilëve realisht nuk e meritojnë, vlerësoj se e vetmja gjë që ka mbetur mua është të mbroj integritetin tim personal, paqen dhe qetësinë time dhe të familjes sime, prandaj parashtroj dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetares së Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut” theksoi Dameva në fjalimin e tij./tv21.tv