Janevska: Komitët, pjesë e historisë, ndërsa UÇK-ja nuk paraqet asgjë

Ministrja e arsimit, Vesna Janevska, ka deklaruar se komitët janë pjesë e historisë së Maqedonisë…
Ministrja e arsimit, Vesna Janevska, ka deklaruar se komitët janë pjesë e historisë së Maqedonisë dhe janë pjesë e programeve arsimore.
“Komitët kanë qenë maqedonas, shqiptar, turq dhe etnikume tjera. Kanë luftuar në Luftën e Dytë Botërore kundër armikut të përbashkët dhe ne këta njerëz duhet t’i nderojmë.”, ka deklaruar ministrja, Janevska.
Kjo deklaratë e Janevskës vjen pas reagimit të BDI-së ndaj qëndrimeve të Janevskës për festimin e fëmijëve me uniforma të UÇK-së në shkollën e Çellopekut, ashtu siç nuk u bë problem me fëmijët në Aerodrom, të cilët kanë festuar me uniforma të komitëve. Ministrja Janevska tha se ushtria e UÇK-së dhe emblema e UÇK-së për këtë shtet nuk janë asgjë.