BDI, ky klan partiak që shkatërroi gjithçka, tani nga opozita kanë filluar të shesin mend e moral politik dhe për presione. Por, as kjo nuk u shitet sepse qytetarët e dinë fortë mirë e qartë se si kanë keqpërdorur çdo mekanizëm institucional vetëm në dobi të tyre, përfshirë edhe gjykatat.
Оpinioni fort mirë e di se prokurori për krim të organizuar dhe korrupsion, Islam Abazi është njeri i afërt i BDI-së ku u publikuan fotot e tij me vëllain e kryetarit Ahmeti por edhe me funksionarë të lartë të BDI-së. Nga kjo parti shumë ish funksionarë, janë rahatuar në sistemin gjyqësorë kinse për të ndarë “drejtësi të paanshme“. Sot e kësaj dite ish funksionarë të kësaj partie gëzojnë funksione publike në Prokurori dhe Gjykata, si Ixhet Memeti i cili u kap me “presh në dorë” dhe njëkohësisht i bëri vetting tërë BDI-së.
BDI të flet për veprime në kundërshtim me ligje është absurd në vete. BDI është sinonimi i shkeljes së ligjeve dhe ndikimit në sistemin gjyqësorë në vazhdimësi. E për këtë nuk do mend që duhet e do të ketë edhe llogaridhënie.
Pikërisht rikujtojmë edhe njëherë BDI-në dhe liderin e tyre Ali Ahmeti kur në takimin në Vodno te ish presidenti Pendarovski kishte kërkuar rikthimin e shefit të tij me kalë të bardhë, Nikolla Gruevskit. E pikërisht në këtë takim, Ahmeti kishte propozuar dy mënyra për rikthimin e tij nga Budapesti, përkatësisht përmes “njerëzve të tij” në gjykatat e vendit. Gjithashtu rikujtojmë se për këtë rast partia e Ahmetit i kishte bërë presion edhe kryetares së gjykatës së lartë, Besa Ademi. Dhe për këto presione të këtyre që po shesin moral të rremë, kishin marrë vërejtje edhe nga ambasadat e huaja për presionin e vazhdueshëm ndaj Besa Ademit.
E njëjta Vesna Dameva që sot dha dorëheqje dhe BDI derdh lot krokodili për presion ndaj saj, Selim Ademi -anëtar i BDI-së, i cili në atë kohë në cilësinë e nënkryetarit e mbivotoi dhe e shkarkoi nga pozita e kryetares për shkak se ajo nuk ishte e dëgjueshme që të fut në rend dite pikat që i shkojnë përshtati ish pushtetit të kaluar.