Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Resmi Ejupi, kishte paraqitje në hapjen e Forumit Bujqësor për ndryshimet klimatike, i cili u mbajt sot në Shkup.
“Ndryshimet klimatike ndikojnë dukshëm në sektorin e bujqësisë në Maqedoninë e Veriut, sepse sektor është shumë i varur nga kushtet atmosferike dhe klimatike. Në anën tjetër, sektori i bujqësisë është një sektor që emeton gazra serrë, andaj duke zbatuar politika dhe masa të duhura, kontribojmë në arritjen e qëllimeve deri në vitin 2030 dhe 2050”, ka theksuar Ejupi duke konfirmuar angazhimet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor për partneritete, bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash me një qëllim të vetëm – sigurimin e një shoqërie më rezistente ndaj ndryshimeve klimatike.
Në forum u prezantuan tri analiza ekspertësh: Ndikimi i ndryshimeve klimatike në bujqësi, Sistemet e ujitjes bujqësore, Një analizë e detajuar e sfidave aktuale, mundësive dhe rekomandimeve për përmirësimin e praktikave të ujitjes bujqësore dhe efektet e ndryshimeve klimatike në grupet e cenueshme rurale.
Pjesëmarrësit, duke përfshirë fermerë dhe shoqata bujqësore, përfaqësues nga institucionet dhe organizatat shtetërore të fokusuar në çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike, përmes diskutimit, shkëmbyen këndvështrime, mendime dhe informacione të ndryshme për statistikat përkatëse për ndikimin e ndryshimeve klimatike në bujqësi dhe komunitetet rurale në Maqedoninë e Veriut, për adresimin e çështjeve kryesore dhe promovimin e zgjidhjeve të qëndrueshme.
Në këtë ngjarje folën edhe zëvendësambasadorja e Mbretërisë së Suedisë Elizabeth Dahlberg Frisk, sekretarja shtetërore e ministries së Bujqësisë Elena Grozdanovska nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Samir Memedov, Koordinator i Programit për Rajoni Evropian në Organizatën Suedeze për Zhvillim We Effect dhe Stevan Orozovic, drejtor ekzekutiv Federata Kombëtare e Fermerëve.