Sporti në zi/ Ndahet nga jeta portieri legjendar

Një tjetër lajm i trishtë ka ardhur ditën e sotme nga bota e fubollit, ai i ndarjes nga jeta të portierit legjendar Helmut Dukadam.

Marketing

Ish-portieri i Rumanisë është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Dudakam do të mbahet mend në histori për kohën kur luante me Steauan e Bukureshtit, pasi e ndihmoi skuadrën të shkonte në finalen e Kupës së Kampioneve në vititn 1985 pasi i priti katër penallti Barcelonës.

Bota e futbollit ka humbur sot një legjendë që do të kujtohet gjithmonë për arritjen e tij të jashtëzakonshme. Ish-portieri rumun, Helmut Dukadam, është ndarë nga jeta sot në moshën 65-vjeçare pas një beteje të gjatë me problemet shëndetësore, pasi kishte kryer disa operacione radhazi.

 

Dukadam u kthye në një emër legjendar në vitet ’80; kur vishte fanellën e Steauas së Bukureshtit dhe kur me pritjet e tij ndihmoi klubin rumun të shkonte në finalen e Kupës së Kampioneve në sezonin 1985-1986, ku u përball me Barcelonën.

 

Ai përveçse ndali gjuajtjet e katalanasve drejt katërkëndorit të tij gjatë kohës së rregullt, ishte personi që praktikisht i dha trofeun klubit rumun në gjuajtjet nga pika e bardhë, pasi priti të katër tentativat e katalanasve, duke bërë që Steaua të shpallej fituese.

 

Por pak javë më vonë, atij iu diagnostikua një problem i rrallë shëndetësor dhe ka qenë vazhdimisht nën efektin e medikamenteve, duke iu nënshtruar operacioneve të vazhdueshme, më të fundit në zemër në vitin 2024. “Prej 30 vitesh marr 18-20 pilula në ditë”, do të tregonte pak kohë më parë Dukadam, i cili largohet si një nga legjendat e paharrueshme të këtij sporti.