Nga një janari rritet çmimi i energjisë elektrike

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, çmimi i energjisë elektrike do të shtrenjtohet për 1%. Përllogaritjet e Komisionit Rregullator për Energjetikë tregojnë se çmimi i shërbimeve të “Elektrodistribuimit” do të ulen për 5,52%, derisa çmimi i përçimit përmes MEPSO-s do të rritet për 5,67%. Më tej, çmimi i operatorit të tregut të energjisë elektrike do të rritet për 19,8%. Kyçja në rrjet do të ulet për 7%. Sa i përket tarifës së lirë ditore, e njëjta do të mbetet sikurse tani.

Marketing

“Duke pasur parasysh se tanimë e dimë edhe çmimin e paraqitur nga EMV-ja në tenderin e furnizuesit univerzal i cili shënon 62 euro për megavat orë. Unë nuk pres se do të ketë rritje më të madhe të energjisë elektrike të çmimit mesatar të amvisërive, të jetë mbi 1%. Analizat tona tregojnë se çmimet e energjisë elektrike janë më të ulëta në periudhën prej orës 12 deri në ora 16 ndërsa më të larta nga ora 20 deri në ora 24”, deklaroi Marko Bislimovski – Kryetar i KRRE-së. /