FFM: Dy xhirot e fundit të pjesës vjeshtore, pa prani të publikut

Komisioni i Garave pran Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) njoftoi se me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) është marrë vendim që ndeshjet e xhiros së 17-të dhe të 18-të, që janë dy xhirot e fundit për vit, të zhvillohen pa prezencën e publikut.

Marketing

Dy xhirot e fundit të pjesës së parë të sezonit, të planifikuara për datat 3 dhe 8 dhjetor, në Ligën e Parë do të luhen pa praninë e tifozëve në tribuna.

“Vendimi i Komisionit të Garave është marrë për shkak të një vlerësimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme për ngjarjet e fundit dhe parandalimin e çfarëdo lloj dhune dhe keqpërdorimi para, gjatë dhe pas ndeshjeve të futbollit”, njofton FFM.