Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Jovan Viqentijeviq, i dyshuar për sulmin kanalin e Ibër-Lepencit.
Këtë e ka konfirmuar, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ndërkohë, Nebojsa Vlajiq avokati i të dyshuarit Jovan Viçentieviq për shpërthimin në “Ibër- Lepenc” tha se klienti i tij nuk ka pasur të bëjë me këtë rast si dhe me armatimin që dyshohet që janë vendos për sulmin.
Ai tha se kanë kërkuar që Viçentieviq të lirohet.
“Kemi deklaruar se nuk ka qenë aty kur ka ndodhur rasti, ka qenë diku tjetër. Kemi kërkuar të lirohet dhe presim vendimin prej tyre, kemi kundërshtuar me faktet e prokurorisë, po ne i kemi kundërshtuar sepse nuk përputhem me fakte”, ka thënë Vlajiq.