E shndërroi në parking privat, aktakuzë tjetër për uzurpim të tokës në Çair

Prokuroria Publike njofton se ka parashtruar propozim për aktakuzë ndaj një personi dhe ndaj një kompanie, pasi dyshohen për uzurpim të tokës për parking në Çair. Bëhet fjalë për parkingun ilegal në afërsi të lulishtes përball Poliklinikës “Bit Pazar” në Shkup. Prokuroria kërkon masa kujdesi ndaj personit në fjalë, respektivisht ndalimin e kryerjes së veprimtarisë.

Marketing

“Në rastin konkret, bëhet fjalë për uzurpim të tokës prej 11 parcelave kadastrale në pronësi të shtetit, që ndodhen pranë tregut të luleve në afërsi të Shtëpisë së Shëndetit në Shkup– Poliklinika “Bit Pazar”, dhe e cila sipas Planit të Detajuar Urbanistik “Sahat Kulla” në Komunën e Çairit, ishte paraparë për ndërtimin e një garazhi shumëkatësh dhe ishte planifikuar të shitej me ankand publik”.

Aktakuzë ndaj një personi nga Shkupi, shfrytëzoi tokën shtetërore për parking privat
Lexo po ashtu
Aktakuzë ndaj një personi nga Shkupi, shfrytëzoi tokën shtetërore për parking privat
“Mirëpo, nga 24 gusht 2023, i dyshuari e ka përdorur tokën si vend parkimi të improvizuar. Ai ngriti një tra parkimi dhe pikë grumbullimi, punësoi një punonjës për të ngarkuar përdorimin e një hapësire parkimi dhe u lëshonte përdoruesve fatura në emër dhe në kurriz të personit juridik, duke kufizuar dhe kontrolluar hyrjen dhe daljen në tokë”, thonë nga Prokuroria.

Marketing