Kryeministri Hristijan Mickoski refuzon të thërrasë takim liderësh me kërkesë të LSDM-së opozitare, për gjendjen e sigurisë. Ai nuk e sheh të arsyeshme të mbledhë liderët e partive, pasi konsideron se situata është e qartë dhe e vënë nën kontroll pas incidenteve të 28 dhe 29 nëntorit. Takimet e liderëve sipas kryeministrit mund të mbahen për vizione të së ardhmes.
“Situata është e qartë, e vënë nën kontroll. Qëllimi ishte të shkaktohet reagim i ashpër i MPB-së, mos dhashtë zoti të kishim edhe të vdekur dhe atëherë të krijohej konflikt dhe tensionim. Nuk e përjashtoj mundësinë për takim liderësh, për të folur për të ardhmen, për politika të përbashkëta. Mund edhe veçmas të shihemi me kryetarët e partive politike, nëse kanë diçka kreative për të ndihmuar në drejtim të zhvillimit të shtetit.”, –