Një vrasje brutale ka ndodhur në Ampelokipi të Athinës.
Sipas informacioneve, një burrë me origjinë shqiptare ka vrarë gruan e tij në Ampelokipi dhe ka lajmëruar policinë duke thënë se e ka vrarë dhe se e ka në papafingo prej një jave trupin e pajetë, raporton korrespondenti i Top Channel Artur Bibe.
Vrasja ka ndodhur në rrugën Lakonias 19, në Ampelokipi. Burri thirri autoritetet për të shkuar në banesë dhe për të gjetur kufomën.
Detaje priten në vazhdim.