Privohet nga liria një kontrabandues i emigrantëve

Nëpunës policorë nga Stacioni policor për mbikëqyrje dhe kontroll kufitar Bogorodicë në vendin e quajtur “Karaorman” në Gjevgjeli mbrëmë më orën 20 kanë privuar nga liria personin A.A. (27) nga Kosova.

Marketing

Siç informojnë nga MPB, gjatë kontrollit, në automjetin e tipit “Audi A3” me targa nacionale të Kosovës, të cilin ai e drejtonte, janë gjetur katër emigrantë, njëri prej tyre nga Siria dhe tre nga Egjipti. A.A. është ndaluar në Stacionin policor Gjevgjeli, ndërsa emigrantët janë vendosur në Qendrën pranuese – transitore në Gjevgjeli për procedurë të mëtutjeshme.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresë përkatëse.

Marketing