Ligji i Gjuhëve në Kushtetuese, Kadriu dhe Ajdari nuk do të marrrin pjesë në seancë -vendimi do të jetë jolegjitim!

Gjykatësi shqiptar, Osman Kadriu, rikonfirmon se ai së bashku me gjykatësin, Naser Ajdari, nuk do të marrin pjesë në seancën e Gjykatës Kushtetuese të 11 dhjetorit, ku do të shqyrtohen iniciativat për Ligjin e Gjuhëve. Një vendim i tillë, sipas Kadriut, erdhi për shkak të mbivotimit për çështje të karakterit nacional, ndërsa në këtë rast kontestohet ligji i cili në veçanti trajton gjuhën shqipe prej ku në pikëpyetje është vënë i tërë ligji. Çdo vendim i gjykatës që trajton çështjet nacionale pa prezencën e shqiptarëve, në këtë rast është jolegjitim.

Marketing

“Ne nuk e shohim të arsyeshme të marrim pjesë në këtë seancë, meqenëse përsëri do të mbivotohemi për një çështje që është tejet e rëndësishme, sensitive dhe shumë esenciale për kombin shqiptar. Çështja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare nuk është vetëm e drejtë individuale për pjesëtarët e kombit shqiptar, por ajo është e drejtë kolektive, kushtetuese e kombit shqiptar në RMV. Nëse gjykata e sheh të arsyeshme mund ta mbajë mbledhjen, ne nuk jemi kundër, por është evidente se çdo mbledhje e cila përgatitet edhe mbahet dhe vendimet që i sjell gjykata pa prezencën e shqiptarëve në seancën e Gjykatës, ndërsa vendoset për çështjet nacionale shqiptare të Maqedonisë dhe të drejtat e tyre, ato mbledhje dhe vendime nuk do të jenë legjitime. Kontestohen mbi 18 dispozita dhe ato në qoftë se abrogohen, atëherë ne nuk kemi Ligj për Gjuhët.”, – deklaroi gjykatësi kushtetues, Osman

Marketing