Thaçi nesër përballet me aktakuzën e re për ndikim në dëshmitarë

Gjykata Speciale ka ngritur dje aktakuzë të re ndaj ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, pasi dyshohet se ai bashkë me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun e Hajredin Kuçin, ndikuan në dëshmitarë.

Marketing

Thaçi pritet që të dalë nesër në gjykatoren e Speciales për të treguar nëse ndihet apo jo fajtor apo jo për aktakuzën e re.

Sipas Klanit, i pari që do të del në gjykatore do të jetë pikërisht Thaçi, me fillim nga ora 09:30, dhe sipas saj, paraqitja e Thaçit pritet të zgjasë prej 45 minuta deri në një orë.

Në aktakuzën e Speciales thuhet se Thaçi “u dha zotit Smakaj, zotit Kilaj, zotit Fazliu dhe zotit Kuçi informacion konfidencial në lidhje me dëshmitarë të ZPS-së, udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së dhe hollësi se si duhej ta bënin këtë”.

Marketing