Nënë e bijë nga Shkupi mjeshtre të karatesë

Sot, Shkodrane Dardhishta u nderua me graden 3 dan në karate, ndërsa vajza e saj, Janina, arriti graden 2 dan. Të dyja janë anëtare të Karate Klub “Forca” në Shkup, ndërsa Shkodranja është me origjinë nga Kumanova.

Marketing

Gjatë karrierës së saj aktive si karatiste, Shkodranja ka qenë kampione kombëtare dhe ndërkombëtare. Prej 14 vitesh, ajo udhëheq si kryetare e Klubit të Karatesë “Forca” nga Çairi, ndërsa prej dy vitesh është anëtare e Bordit Ekzekutiv në Federatën e Karatesë të Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, Janina ka spikatur si një talent i jashtëzakonshëm, duke qenë 6 herë radhazi kampione shtetërore dhe disa herë kampione ndërkombëtare.

Në ceremoninë e organizuar për këtë arritje ishin të pranishëm mjeshtri i karatesë Enver Idrizi, i cili i dorëzoi certifikatat, si dhe figura të shquara të karatesë shqiptare: Nazmi Iberdemaj nga Peja, Muharrem Imeri nga Shkupi, Mirandi Backa nga Elbasani, Vilson Muçaj nga Berati, Erton Latollari nga Tirana dhe Besnik Murati nga Tetova, të cilët u vlerësuan si asete të rëndësishme të karatesë shqiptare./TV News

Marketing