Associated Press ka raportuar se Qeveria siriane ka rënë sot pas një sundimi 50-vjeçar të familjes Assad, pas një ofensive të papritur rebele që shpërtheu në territorin e kontrolluar nga qeveria dhe hyri në kryeqytet në 10 ditë.
Televizioni shtetëror sirian transmetoi një video deklaratë nga një grup, të cilit thonin se presidenti Bashar Assad është rrëzuar dhe të gjithë të burgosurit në burgje janë liruar.
Njeriu që lexoi deklaratën tha se Dhoma e Operacioneve për Pushtimin e Damaskun, një grup opozitar, u bëri thirrje të gjithëve që të ruajnë institucionet shtetërore të si thuhej “shtetit të lirë sirian”.
Deklarata doli disa orë pasi kreu i një monitoruesi të luftës së opozitës siriane tha se Assad ishte larguar nga vendi, duke ikur përpara kryengritësve që thanë se kishin hyrë në Damask pas përparimit jashtëzakonisht të shpejtë në të gjithë vendin.