Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me gjuhën shqipe. Sipas tij, ky vendim ishte i pritshëm dhe konfirmoi se avancimi i gjuhës shqipe mbetet i paprekur.
“Gjithë zhurma rreth gjuhës shqipe përfundoi siç pritej – Gjykata Kushtetuese u deklarua se gjuha shqipe e avancuar nuk preket,” tha Ibrahimi.
Megjithatë, kryetari i Alternativës vuri në pah një tjetër aspekt të rëndësishëm: përfshirjen e një përfaqësuesi të Ali Ahmetit në listën e zezë amerikane. “Në fund, mbeti vetëm lista e zezë amerikane me bedelin e Ali Ahmetit në të. Kaq!” përfundoi ai.