Propozimi i BDI-së që garanton sundimin e ligjit

BDI i bën thirrje qeverisë që të ndalojë menjëherë përdorimin e propagandës antikorrupsion për përfitime partiake dhe për të krijuar një perde tymi për të mbuluar dështimet e saj në integrimin europian dhe përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike.

Marketing

Në vend që të vazhdojë me këtë qasje manipulimi dhe drejtësie selektive, kërkojmë që qeveria të fillojë pa vonesë një proces të paanshëm dhe gjithëpërfshirës të vetingut për të hetuar burimin e pasurisë së politikanëve gjatë 30 viteve të fundit dhe mënyrën se si janë kryer proceset e privatizimit.

Kjo është mënyra e vetme për të rikthyer besimin e qytetarëve dhe për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm ligjor.

Në të kundërt, kjo qasje do të vazhdojë të krijojë polarizim politik dhe ndarje etnike që do të minojnë themelet e shoqërisë sonë.

Historia ka treguar se çdo përpjekje për të përdorur antikorrupsionin si një vegël për revanshizëm politik dhe mbulim të skandaleve do të kthehet në një bumerang që do të godasë vetë ata që e nxisin.

Qeveria nuk mund të pretendojë ndërtimin e së drejtës duke përdorur taktika të padrejta dhe manipulime që vetëm sa thellojnë ndasitë në shoqëri.

Shfrytëzimi i emocioneve të qytetarëve për të mbuluar dështimet strategjike të Qeverisë në dy shtyllat kyçe – Eurointegrime dhe marrëdhënie ndëretnike është strategji e rrezikshme.

Marketing