Ansambli “Ibe Palikuqi” nga Shkupi shënon 45-vjetorin me një koncert madhështor

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi” nga Shkupi organizoi një koncert festiv me rastin e 45-vjetorit të themelimit. Ngjarja, e cila mblodhi qindra artdashës në një atmosferë të ngrohtë e festive, shënoi një moment të veçantë në historinë e këtij ansambli që për dekada ka promovuar trashëgiminë kulturore shqiptare.

Marketing

Me këtë rast kryetari i këtij Ansambli theksoi se gjatë kësaj periudhe janë shënuar me qindra suksese ne skenen kombëtare e ndërkombëtare, me mijëra prezentime e suksese. Ai premtoi se Ansambli “Ibe Palikuqi” si deri tani edhe në të ardhmen do të vazhdojë të kultivojë vlerat e mirëfillta kombëtare shqiptare dhe nga kjo rrugë nuk do të ketë asnjëhere lëkundje!

Në këtë koncert u paraqiten këngëtarë të shquar të estradës të cilët në peridha të ndryshme kishin vepruar ne këtë Ansambël, si Selajdin Miftari, Nexhat Suma, Nexhat Kumnova, Beqir Aliu, Lindita Purellku, Ajtene Dërguti, Arshik Miftari, Tahir Seferi, Aziz Murati në përcjellje të orkestrit, Mentor Sulejmani, Bekim Ajdini, Femi Haliti, Naser Curri, Arben Asllanaj, Driton Sulejmani, Rron Sulejmani dhe Orfe Asllanaj.

Ne darkën e shtruar për shoqërit me te cilat bashkëpunon “Ibe Palikuqi” si dhe veteranët e anëtarët u ndanë edhe mirënjohje.

Kjo dëshmon se Ansambli “Ibe Palikuqi” pa asnje dyshim është “Shkollë e Kulturës Shqiptare” dhe e tillë do të mbetet gjithmonë.

I krijuar në vitin 1979, Ansambli “Ibe Palikuqi” ka qenë një nga institucionet më të rëndësishme kulturore në ruajtjen e traditës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Me këtë koncert, ai vulosi edhe një herë pozicionin e tij si një ambasador i kulturës shqiptare brenda dhe jashtë kufijve.

Marketing