Një prej klubeve më të mëdha në botë, Ac Milan feston sot 125 vjetorin e themelimit. Kuqezinjët kanë festë sonte, derisa do të përballen me Genoa, nga ora 20:45..
Në këtë festë, do të marrin pjesë shumë legjenda të cilët kanë veshur fanellën e Milanit. Van Basten, Gullit, Rijkaard, Seedorf, Pato, Inzaghi, Ambrosini, Abbiati, Virdis, Galli, Evani, Tassoti, Donadoni, Costacurta, Serginho, Jankulovski, Brocchi, Zaccardo, Eranio, Simic, Laursen, Borriello, Oddo, Albertini e Montolivo do të jenë të ftuar special në “San Siro”
Milan në historinë e tij si klub ka fituar shumë trofe, 19 prej tyre si Kampion i Serie A, e 7 trofe të Ligës së Kampionëve, si klubi i dytë më trofeshëm pas Real Madridit.