U ekzekutua me breshëri plumbash në Athinë, kush është shqiptari Irakli Davella! Lidhja e tij me botën e krimit

Personi në foto është Irakli Davella, i ekzekutuar me breshëri plumbash ditën e sotme në Athinë.

Marketing
Irakli Davella

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:15, me orën lokale, në Thrakomakedones.

I plagosur rëndë nga atentati mafioz ka mbetur 46-vjeçari shqiptar Edi Lolo, ndërsa një person i tretë i paidentifikuar që ndodhet me Davellën dhe Lolon i ka shpëtuar plumbave.

Nga mënyra se si ndodhi atentati, duket se autorët  e kishin planifikuar sulmin dhe prisnin momentin e duhur.

Para krimit, ata vodhën një makinë, u drejtuan për në zonë, iu afruan viktimave dhe filluan të qëllojnë.

Informacionet nga burime policore bëjnë me dije se 45-vjeçari që humbi jetën ishte pronar lokali në Peristeri.

Policia beson se bëhet fjalë për larje hesapesh, nisur nga e kaluara e 45-vjeçarit, i cili dyshohet se ka lidhje me tre figura të botës së krimit, të cilët janë vrarë në luftën e ndezur mes grupeve rivale të mafias greke.

Sarandioti, i cili gëzonte dhe nënshtetësi greke, rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.

Nga ana tjetër, Edi Lolo i cili mbeti i plagosur rëndë sapo ishte kthyer nga Dubai në Greqi.

Hetuesit kanë dyshime se objektiv i atentatit mund të ketë qenë edhe Lolo.

Ata vlerësojnë se ndoshta ardhja e tij në Greqi ka ndodhur për një arsye specifike dhe ka mobilizuar një grup rival, i cili ka dashur ta eliminojë./vizionplus.tv

 

 

 

Marketing