Tërmet në Kosovë, është ndjerë edhe në Maqedoni

Një tërmet me fuqi prej 2,9 shkallësh ndodhi të martën në pjesën juglindore të Kosovës, sipas Qendrës Sizmike Euro-Mesdhetare.

Marketing

Sipas EMSC-së, epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra në jug të Gjilanit dhe dridhja u regjistrua në orën 11 e 41 minuta.

Tërmeti është ndjerë edhe në pjesën veriore të Maqedonisë së Veriut, respektivisht në rajonin e Kumanovës dhe Shkupit.

Marketing