Fetai:Po ndodhë ajo për të cilën jemi angazhuar nga fillimi, lufta kundër krimit dhe korrupsionit

Zëvendëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për gazetën Lajm komentoi ngjarjet e fundit me çka tha se nuk po ndodhë asgjë e paprtishme, pasi për këtë jemi angazhuar që nga dita e parë ta luftojmë krimin dhe korrupsionin.

Marketing

“Kemi thënë që nga dita e parë që jemi duke hetuar abuzimet, keqpërdorimet, korrupsionin, kemi grumbulluar në sistemin tonë të drejtësie qindra raste. Të cilat janë hetuar nga organet kompetente si policia financiare e të tjera, dhe pamë që me futjen e Artan Grubit, dhe gjyqtarit Bexheti kuptojmë që diçka nuk ka funksionuar me sistemin e drejtësisë”, tha zëvendëskryeministri, Arben Fetai.

Fetai shtoi se edhe në vazhdimësi do të ketë llogaridhënie, drejtësi dhe përgjegjësi për secilën gjë që ka ndodhur në të kaluarën dhe që do të ndodhë edhe sot e tutje

Marketing