18/12/2024
Ballina Lajme Maqedoni Feta Alimi: Ja se si më tradhtoi Artan Grubi, si përfundova në...

Feta Alimi: Ja se si më tradhtoi Artan Grubi, si përfundova në burg

Ish sigurimi i Kuvendit, Feta Alimi, i burgosur i pafajshëm për ngjarjet e Kuvendit më 27 prill 2017, përmes një shkrimi në Facebook ka rrëfyer se si, siç e quan ai, Policia e Artan Grubit e ka bastisur shtëpinë e tij dhe e ka arrestuar.

Marketing

Shkrimi i plotë i Feta Alimit në Facebook:

Ishte fund nëntori, Policia e Artan Grubit bastisi shtëpin time, derisa unë ndodhesha në Zvicër për shkak të lindjes së nipit tim, Trimit.

Pas bastisjes, ata më lanë në shtëpi aktakuzën ku shkruhej se dënimi minimal ishte 10 vjet burg.

U konsultova me shumë miq, familjarë dhe dashamirë për të marrë mendim, nëse duhej të kthehesha në Maqedoni apo jo?.

Të gjith me thanë mos u kthe, Biseduam me telefon edhe me miq nga shumë vende evropiane, një avokate nga Suedia më garantoi se do të fitoja dokumentat si lejeqendrim ose azil politik kudo ne europ, pasi konstatonin se ishte montim i pastër politik.

Pas gjithë kësaj, vendosa të kthehem dhe të përballem me “drejtësinë” e asaj kohe, duke qenë i vetëdijshëm se ishte një thikë,montim nga BDI.

Me 10 dhjetor 2017, nga Zvicra udhetova në Prishtinë dhe prej Kosove hyra në Maqedonin e veriut në këmb, ilegalisht, me të vetmin qëllim që të mos ua jepja kënaqësinë atyre qe e montuan skenarin,e te thonin pastaj se kapëm Feta Alimin.

Direkt në gjykatë shkova dhe u paraqita vetë.

Ishin të befasuar, sepse u prisha planin BDI-së për të më ngarkuar mua dhe ata të dilnin të pastër. Une ja dola, por duhet të kesh zemër për t’u kthyer dhe të jesh shumë i fortë moralisht.

Nuk kisha as pushtet politik, as partiak, as material, por kisha drejtësinë e Zotit, sepse isha i pafajshëm, dhe kjo më jepte fuqi.

Më pas e dini si kanë rrjedhur gjërat. Ata kishin shumë pushtet, si dhe shumë te fuqishem materialisht, por janë frikacakë, sepse nuk kanë zemër dhe janë me faj.

Artan, mos ik si “trim”, kthehu burre dhe përballu me drejtësinë.

Marketing