Reagim nga BDI për ligjin për arsim të mesëm

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër kalimin e fazës së parë të propozim-ligjit për ndryshime në arsimin e mesëm, që imponon zgjidhje monoetnike dhe cenon frymën e bashkëjetesës ndëretnike.

Marketing

Ky ligj është një hap prapa dhe i papranueshëm për një shtet multietnik si Maqedonia e Veriut.

Edhe më e turpshme është sjellja e koalicionit VLEN.

Duke mos votuar, ata heshtën dhe praktikisht dhanë mbështetje për këtë ligj.

Midis frikës nga zemërimi i popullit që aq shumë e kanë nënçmuar dhe frikës nga patronët e tyre të VMRO-DPMNE-së, ata mbetën të paralizuar.

BDI mbështet veprimet e Frontit për të bllokuar këtë ligj.

Shqiptarët nuk mund të pranojnë vendime që i anashkalojnë ata.

Zgjidhja duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e drejtë për të gjithë.

Marketing