Që nga formimi i Qeverisë jolegjitime, sistemi shëndetësor ka hyrë në një kolaps të rëndë, ndërsa pasojat po i vuajnë qytetarët dhe veçanërisht fëmijët të cilët nga pakujdesia dhe papërgjegjësia përfundojnë në mënyrën më tragjike të mundshme.
Derisa ministri Arben Taravari shëtit nëpër emisione duke thënë fjalë boshe, në Klinikën e Fëmijëve vdesin çdo ditë fëmijë nga papërgjegjësia e tij dhe drejtorit të tij, ndërsa në Klinikën e Kozles, drejtoresha Karolina Simonovska, u bën terror të punësuarve dhe ai ka frikë ta shkarkojë. Nëse ka pak dinjitet dhe nuk është ushtar i verbër si deri më tani, ai duhet të jap dorëheqje së bashku me drejtorët e tij të paaftë.
Për këtë situatë Taravari është i njoftuar për më shumë se tre muaj dhe nuk ka guxim të ndërmerr asnjë veprim. Ai vetë e ka konfirmuar se që në muajin shtator ka pranuar ankesa edhe nga të punësuarit shqiptarë edhe nga ata maqedonas, për sjelljen fashiste dhe jo profesionale ndaj të punësuarve. Në një konferencë për media vetë pranoi se i ka takuar stafin mjeksor, u zotua se do të hetojë rastin, por që atëherë deri më sot kur të punësuarit përsëri shkruajnë letër publike, Taravari zgjodhi që në heshtje të mbrojë drejtoreshën dhe të injorojë të punësuarit dhe pacientët.