Taravari: Kam pranuar ankesë nga punonjësit e spitalit “Kozle”, do ta dëgjoj edhe drejtoreshën e më pas do të sillet vendimi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, tha për TV21 se ka pranuar letër nga punonjësit e spitalit në “Kozle”, që siç bërë të ditur, janë nënshkruar të punësuarit ku kryesisht janë mjekë. Taravari tha se do të dëgjoj edhe drejtoreshën që të ketë të gjitha palët e më pas të merret vendimi për rastin.

Marketing

“Po, kam pranuar letër nga kolektivi ku janë nënshkruar të punësuarit, kryesisht mjek, tani më duhet të dëgjoj edhe drejtoreshën për të mundur të sjellë vendim duhet të dëgjohen të gjitha palët”, tha Taravari për TV21.

Kujtojmë se, një pjesë e personelit mjekësor në spitalin për fëmijë “Kozle” i është drejtuar me letër të hapur kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, që siç thonë, drejtoresha Karolina Simonovska me veprimet e saj po e shkatërron këtë spital, gjegjësisht ankohen për, siç thonë, shkatërrimin e kabinetit të bronheoskopisë, ku pas mosmarrëveshjeve, ka pasur një sërë dorëheqjesh dhe largime nga puna të personelit profesionist.

Marketing