Në Kuvend do të mbajnë mbledhje tre komisione

Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje tre komisione – Komisioni për politikë sociale, demografi dhe rini, Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike dhe Komisioni juridik-ligjvënës.

Marketing

Anëtarët e Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini do të diskutojnë për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për financim të obligueshëm kapital të sigurimit pensional, në lexim të dytë.

Në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike janë Propozim-ligji për ndryshime të Ligjit për paga dhe kompensime tjera të personave të zgjedhur dhe emëruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shoqata tregtare, të dyja me procedurë të shkurtuar.

Në Komisionin juridik-ligjvënës janë tre pika – Propozim-ligji për ndryshime të Ligjit për paga dhe kompensime tjera të personave të zgjedhur dhe emëruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shoqata tregtare, me procedurë të shkurtuar dhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për financim të detyrueshëm financiar të sigurimit pensional, në lexim të dytë.

Marketing