“Mos hapni linqe dhe lidhëse të dyshimta të bashkangjitur në mesazhet e postës elektronike dhe mos shpërndani të dhëna personale me persona të panjohur!” Ky është sugjerimi që vjen nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me rritjen e numrit të mashtrimeve ONLINE.
Këto sulme online njihen si “Fishing” dhe janë raste të përfaqësimit të rremë në emër të Postës së Maqedonisë së Veriut, si dhe institucioneve të tjera shtetërore dhe subjekteve juridike. Ky lloj sulmi i quajtur “Fishing” vjen në formën e mesazheve SMS që informojnë qytetarët se gjoja kanë një dërgesë në emër të tyre, për të cilën duhet të paguajnë një shumë të vogël për pranim të porosisë. Në mesazhin SMS ka edhe një link, i cili të çon në një faqe interneti që duket si një uebfaqe e Postës së Maqedonisë së Veriut, si dhe institucioneve të tjera shtetërore dhe subjekteve juridike.
Sektori për Krimin Kompjuterik pranë MPB-së njofton qytetarët se qëllimi kryesor i këtyre mashtrimeve është mbledhja e të dhënave personale ose shtyrja e tyre të vizitojnë një faqe interneti të rreme përmes së cilës, duke lënë të dhënat e tyre personale, mund të shkaktohen keqpërdorime të mëtejshme. /Alsat.mk