LSDM: Pse kamerat e sigurisë në Bllacë nuk punuan kur kaloi Grubi?

Tema e arratisjes së ish-zv/kryeministrit Artan Grubi pasi u zbulua se ai ishte përfshirë në shpërdorim detyre për përvetësim në “Lotarinë shtetërore” është ende një temë e nxehtë në opinion.

Marketing

Nga LSDM-ja pyesin nëse ministri i brendshëm, Pançe Toshkovski do ta marrë përgjegjësinë për ngjarjen.

“Të dhënat e fundit për arratisjen e ish-zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi, ku nuk funksionuan “bateritë” e kamerave pikërisht në momentin që po dilte nga kufiri, shkaktuan tallje nga qytetarët. Deri kur ministri do ta mashtrojë opinionin dhe kur planifikon të pranojë se kjo ishte një arratisje e rregulluar”, pyet LSDM.

Nga kjo parti informojnë se sot do të publikojë indicie serioze për përfshirjen e MPB-së dhe Toshkovskit në gjithë arratisjen dhe “koincidenca” të reja që do të ngrenë dyshime.

Dy ditë më parë, Grubi u largua ligjërisht jashtë vendit, duke kaluar në kontrollin e pasaportave, ndonëse duhej të ndalohej pasi emri i tij ishte futur në listën e ndalimit, domethënë sistemi alarmonte që personi të ndalohej dhe të mos lejohej të dilte jashtë vendit. Kështu ka bërë të ditur dje Ministria e Brendshme.

Pikërisht kur Grubi po kalonte, kamerat në pikën kufitare “Blacë” nuk punonin. Nga aty shefi i ndërrimit ka shkelur ligjin pasi nuk ka marrë masa edhe pse u raportua se kamerat e policëve në pikën kufitare nuk funksiononin pasi u kishin mbaruar bateritë. (INA)

Marketing