Sulmi në tregun e krishtlindjeve në Gjermani, reagon kancelari Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka reaguar mbrëmjen e sotme në lidhje me sulmin terrorist të ndodhur në Gjermani.

Marketing

Scholz është shprehur se incidenti në Magdeburg është si një sinjal se diçka e keqe mund të ndodhë.

“Mendimet e mia janë me viktimat dhe të dashurit e tyre. Ne qëndrojmë në krah të tyre dhe në krah të të gjithë banorëve të Magdeburgut. Falënderimet e mia për të gjitha shërbimet e urgjencës në këto orë të vështira”, tha ai ndër të tjera.

Kujtojmë se mbrëmjen e sotme, një makinë është futur me shpejtësi mes turmës së njerëzve në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg të Gjermanisë.

Nga incidenti, të paktën 11 njerëz kanë vdekur dhe rreth 80 të tjerë janë plagosur.

Marketing