Sulmi terrorist në Gjermani, Elon Musk kritikon kancelarin Scholz: Jep dorëheqjen, budalla i paaftë

Elon Musk ka kritikuar kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe i ka bërë thirrje që të japë dorëheqjen menjëherë pas ngjarjes tragjike mbrëmjen e ditës së premte në Magdeburg.

Marketing

Vërejtja e Musk u bë në përgjigje të një postimi në mediat sociale për sulmin në Magdeburg, i cili citonte deklaratën e kancelarit gjerman për mbështetjen ndaj qytetarëve.

“Ngushëllimet për familjen e viktimës dhe shërim sa më të shpejtë të lënduarve. Ne do qëndrojmë në krah të tyre dhe në krah të të gjithë banorëve të Magdeburgut”, shkruhej në postimin që citonte kancelaringjerman të cilit Musk i’u përgjigj:“Scholz duhet të japë dorëheqjen menjëherë. Budalla i paaftë”.

Kujtojmë se Musk dje doli në mbështetje të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, pasi u konfirmua se zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Nuk është hera e parë që Musk kritikon kancelarin gjerman. Muajin e kaluar, aleati miliarder i Trump e etiketoi sërish si një “i paaftë” pasi koalicioni i tij qeverisës u nda.

Marketing