Takim Gashi- Kurtulmush: Turqia është mik dhe aleat strategjik

“Turqia përveç që është një aleat dhe mik i RMV-së, është një nga partnerët më të rëndësishëm tregtar dhe një investitor i madh që kontribuon fuqishëm në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, si infrastruktura, bujqësia dhe industria”- tha Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi gjatë takimit më homologun e tij turk Numan Kurtulmush. Në këtë takim sipas Gashit, është diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkepunimit ekonomik.

Marketing

“Ky takim vulos përkushtimin e të dyja vendeve për të përmisuar më tej klimën e biznesit dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, duke shfrytëzuar afërsinë gjeografike, mundësit që ofrojnë lidhjen direkte ajrore si dhe organizatat dhe dhomat e ndryshme të tregtisë që operojnë në të dyja vendet. Theksuam përkushtimin e përbashkët edhe në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe paqes.”, tha kryetari i parlamentit të RMV-së, Afrim Gashi.

Ndërsa Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Numan Kurtulmush, i cili ndodhet për një vizitë treditore në Maqedoninë e Veriut, tha se filozofia themelore e Turqisë në lidhje me Ballkanin është garantimi, rritja dhe ruajtja e paqes dhe stabiliteti

“Synimi ynë është rritja dhe zhvillimi i miqësisë me të gjitha vendet e Ballkanit. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërmjet vendeve të rajonit nëpërmjet negociatave të bazuara në miratimin reciprok është një nga perspektivat kryesore të Turqisë. Për ecjen e Ballkanit me hapa më të shpejtë në proceset e zhvillimit, ne si Turqi jemi të gatshëm të bëjmë çdo detyrë që i takon një fqinji dhe miku.”, tha kryetari i kuvendit të Turqisë, Numan Kurtulmush.

Pas takimit në shtëpinë ligjvënëse me Gashin, Kurtulmush merr pjesë në programin e organizuar me rastin e 21 Dhjetorit, Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke në Maqedoninë e Veriut.

Marketing