Masar Omeragiq njëzëri u votua për president të FFM-së

Foto: Sport1.mk

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) nga sot ka kryetar të ri, në Kuvendin e sotëm të jashtëzakonshëm të FFM-së, pas dorëheqjes së Muamed Sejdinit, delegatët njëzëri zgjodhën kryetarin e ri të futbollit maqedonas, Masar Omeragiq.

Marketing

Pas gjashtë viteve të qeverisjes së Muammed Sejdinit, FFM-ja nga sot me lider të ri, Masar Omeragic, i cili njëzëri u zgjodh president i ri i FFM-së.

Masar Omeragic është presidenti i shtatë në historinë e FFM-së pas pavarësisë së Maqedonisë. Deri më tani në këtë pozitë kanë qenë: Alekso Kiprovski (1992-1993), Ljubisav Ivanov-Zingo (1993-1999), Lambe Arnaudov (1999-2002), Haralampie Hadzi-Risteski (2002-2012), Ilço Gjorđio 2012-2018) dhe Muammed Seidini (2018-2024).

Marketing