Flet komandanti shqiptar në Siri: Ja si e mposhtëm Assad-in!

Komandanti i njësisë shqiptare “Xhemati Alban”, në një intervistë ekskluzive për A2 CNN tregoi se ku ndryshon njësia e tij e përbërë nga shqiptarët nga grupet ekstremiste.

Marketing

“Fushata ushtarake që çoi në rrëzimin e Bashar al Assadit ishte shumë e shpejtë dhe nuk ka shpjegim tjetër përveç hyjnores. Pas 12 vitesh sakrificash, populli sirian u bekua me këtë fitore të shpejtë dhe të lehtë. Edhe pse ka zëra që duan ta zbehin këtë fitore, duke ia veshur fitoren shteteve të ndryshme apo planeve ose marrëveshjeve ndërshtetërore, realiteti është se fitorja erdhi me mundësitë dhe kapacitetet e rezistencës siriane”, u shpreh Abu Katad Albani.

Komandanti shpjegoi edhe si është e përbërë njësia ushtarake që ai drejton dhe ideologjia së cilës i përkasin: “Kemi qenë rreth 40 shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, por edhe nga diaspora. Nuk na përfaqëson një ideologji e caktuar. Nga grupet ekstremiste si ISIS, të cilat kanë përfaqësuar Islamin në formën më ekstreme të tij, grupi ynë dallon sepse kemi dashur që gabimet që janë bërë në rezistencën e Irakut mos të përsëriten në rezistencën e Sirisë. Primare për ta ka qenë shkatërrimi i armikut dhe jo shmangia e himbjeve civile. Kurse ne kemi pasur gjithmonë bindjen se luftimet pranë civilëve duhet të shmangen. Kjo ka qenë përçarja e parë mes nesh”.

Marketing