Ndalesë për kamionë në këto akse rrugore

Ndalesë për kamionë në akset rrugore Tetovë – Kodra e Diellit, Strazhë, Mavrovë dhe nga fshati Uzem deri në pikën kufitare Deve Bair

Marketing

Ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda ka në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, në qafën malore Strazhë, Mavrovë dhe nga fshati Uzem deri në pikën kufitare Deve Bair, njoftoi sonte NP Rrugët e Maqedonisë.

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa, me vende me mbetje borëe nëpër rrugë.

Në fuqi është detyrimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit.

LAMM në raportin e pasdites njoftoi se në vendkalimet kufitare nga pala maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Rekomandohet lëvizja me shpejtësi të përshtatshme, respektim i sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe ngasje e kujdesshme e automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, përreth lumenjve dhe nëpër gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Marketing