Fluksi i rritur i pacientëve me spimptoma sezonale, mjekët rekomandojnë kontroll të vazhdueshëm

Raportohet se Kina po sheh një rritje të metapneumovirusit njerëzor ose HMPV, një sëmundje respiratorë me simptoma të ngjashme me ato të gripit. Por ky virus është i vjetër dhe simptomat janë të njëjta me ato të gripit, për këtë shkak nuk ka nevojë për panik thotë epidemiologu Naim Skenderi, nga Qendra për shëndet publik në Tetovë. Sipas Skenderit ky virus është evidentuar në vitin 2001.

Marketing

“Për momentin janë raste që janë vetëm në Kinë dhe nuk kemi përhapje në shtete apo vende tjera dhe nuk mendoj se ka nevojë për shqetësim apo për panik, të paktën për momentin, shkaku se nuk bisedohet për ndonjë virus të ri, por është një virus që njihet moti edhe në popullatë por edhe shkenca e ka të njohur. SDS apo Qendra për kontrollin e sëmundjeve ngjitëse e ka të njohur. E ka si rast të paraqitur në vitin 2001 por nëse shkojmë më pas, ekziston nga vitet e 60- dhjeta dhe çka është me rëndësi shkencëtarët nuk kanë hasur ndonjë ndryshim gjenetik , dhe deri sa nuk ka ndonjë gjë të tillë nuk ka vend për panik për momentin”, tha Naim Skenderi – epidemiolog.

Mjeku tjetër Bekim Ismaili thotë se në këtë periudhë kohore kemi gripin sezonal dhe viruset sezonale, ndërsa viruset nga çdo viti në vit kanë ndryshim të mutacionit por me kontrolle të rregullta mbahen në kontroll.

“Në këtë periudhë ne kemi fluks më të rritur të pacientëve që vijnë me simptoma sezonale të viruseve sezonale, por edhe të gripit sezonal. Normal ky fluks është rritur si tek ordinancat tona që punojmë me të rritur po ashtu edhe tek më të vegjlit tek fëmijët. Për informatat ju që thoni e ka një virus të ri nuk kam ndonjë informatë, por ne dimë se viruset pësojnë mutacione të reja edhe ne mundohemi të mbajmë nën kontroll pacientët me kontrolle të vazhdueshme”, tha Bekim Ismaili – specialist i mjekësisë familjare.

Për më tepër ditëve të fundit në vend edhe ajri është tejet i ndotur me çka ndikon në shëndet, sidomos tek të sëmurit kronikë dhe te fëmijët për të cilët rekomandohet të mos dalin jashtë pa nevojë.(TV21)

Marketing