Kosovë, policia mbyll një institucion paralel në veri

Policia e Kosovës sot ka mbyllur një objekt në veri i cili dyshohet se ka funksionuar si zyre tatimore (si degë e Ministrisë së Financave të Serbisë.
Kjo është konfirmuar nga , zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se njerëzit që kanë qenë aty janë larguar.

Marketing

Ai ka thënë se lidhur me rastin nuk ka pasur arrestime.

“Rreth orës 9 kemi hy në këtë ndërtesë, e cila sipas informacioneve tona, ka funksionuar si zyre tatimore (si degë e Ministrisë së Financave të Serbisë). Në këtë vend kemi hasur në prova që e vërtetojnë dyshimin tonë dhe pas konsultimit me Prokuror, njerëzit që janë has aty janë largu nga ai vend dhe ajo ndërtesë është mbyllë deri në verifikim të plotë të fakteve”.

Marketing