Për herë të parë, shkolla “Jashar Bej Shkupi” tjetërsohet në një model arsimor evropian pas investimeve kapitale

Prej 1957, vitit kur është ndërtuar shkolla fillore komunale “Jashar Bej Shkupi” Çair, nuk ishte asnjë investim. Vitet e fundit, kjo shkollë ka bërë ndryshime rrënjësore brenda dhe jashtë saj, duke ofruar kushte moderne për nxënësit. Me tre projekte kapitale, më i madhi prej tyre 350 mijë euro, kjo shkollë mori një pamje dhe kulm të ri. Drejtori Rrahim Maksuti, thotë se puna nuk ka qenë aspak e lehtë, duke shtuar këtu faktin buxhetin e limituar që kanë shkollat. Por, shton ai, kjo nuk e ka penguar aspak që me këmbëngulje të gjejë fonde nga burime të tjera dhe të ofrojë kushte moderne për nxënësit dhe stafin mësimdhënës.

Marketing

Maksuti në krye të këtij institucioni arsimorë erdhi më 19 nëntor të vitin 2019, i cili me të ulur në karrigen e drejtorit, iu përvesh punës me shumë zell.

Ai përmend tre projektet kapitale, të cilat i sollën shkollës një pamje të re:

Projekti prej 350 mijë eurosh: Ky ishte projekt i financuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe u riparua fasada dhe çatia e shkollës.

Projekti prej 140 mijë eurosh: Ky projekt u financua nga Eftinia Impex, me të cilin u riparuan klasat, korridoret, apo i tërë objekti në brendësi.

Projekti prej 65 mijë eurosh: Ky projekt u financua nga TIKA dhe u shtuan tre klasa të reja.

Maksuti nënvizon se përvep këtyre projekteve, ka me dhjetëra e deri në qindra të tjerë që janë realizuar për të sjellë kushte moderne për stafin mësimor dhe nxënësit.

“Nuk do të futem në detaje sepse janë shumë projekte të realizuara brenda këtyre 5 viteve. Pra, çdo gjë që shihni në këtë shkollë është bërë nga e para, disa gjëra as nuk kanë ekzistuar para se të vija. Investimi më i madh është restaurimi i tërësishëm i objektit, i cili u financua nga EftiniaIpex dhe ka kushtuar 140 mijë euro. Pastaj çatia u vendos e re dhe u bë fasadimi i objektit- edhe këtë mund ta radhis ndër projektet e realizuara madhore,  të cilat u financuan nga Ministria e Arsimit. Sapo i kemi ndërtuar tani tri klasa të reja shtojcë  apo aneks klasa, ngjitur shkollës. Ky projekt ka kushtuar 64 mije euro dhe e kemi realizuar me ndihmën e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).  Nuk duhet ta harroj edhe një projekt shumë  të rëndësishëm, Bibliotekën – aty ku nxënësit përfitojnë dituri. Kemi siguruar jo vetëm libra, por edhe ambient shumë komond që nxënësit të mësojnë gjatë kohës së lirë. Mësimi në praktikë është ndër objektivat parësore të shkollës sonë, duke u siguruar gjeneratave të reja shkathtësi dhe aftësi të nevojshme për tu ballafaquar me situata të ndryshme në jetë”, thotë Maksuti.

Ai shton se, qysh si arsimtar në këtë shkollë, e dinte fort mirë se çfarë i mungonin shkollës dhe ku kërkohej më shumë investim dhe me të ardhur në detyrë ka punuar pikërisht në ato pika “të dobëta” të shkollës.

“Para se të marr përsipër barrën e drejtorit, më herët kam punuar në këtë shkollë si arsimtar dhe e dija saktësisht se çfarë i mungonte këtij objekti për të zhvilluar procesin edukativo-arsimor në mënyrën më të mirë te mundshme. Prandaj,  dëshiroja ta ndryshoj gjendjen në të cilën ishim katandisur. Kur erdha ne krye te këtij institucioni, jam përballur me shumë probleme dhe e dija se me priste një punë e madhe, por duhet ta sfidoja veten. Përvjela krahët dhe ja fillova punës”, thotë Maksuti – drejtor i SH.F.K Jashar Bej Shkupi.

Para se të vinte në krye Maksuti, në këtë shkollë ishte investuar shumë pak, thuaja se aspak. Objekti para restaurimit rrënjësor dukej kështu:

 

Ndërsa tani duket kështu:

 

Aktualisht në godinën me të cilën ai udhëheq, mësojnë 470 nxënës, prej klasës së parë deri në klasën e nëntë, të ndarë në 36 paralele. Mësimi zhvillohet ne dy ndërrime dhe tri gjuhë : gj. shqipe , gj. maqedonase dhe gj. turkе.

Maksuti, ishte i vetëdijshëm se duhej të jepte maksimumin nga vetja për të realizuar synimet dhe të përfitonte nga autoriteti që i ishte besuar- prej të cilit do të përfitonin të  gjithë…nxënësit, mësimdhënësit dhe i gjithë stafi i shkollës. Iu deshën vetëm një vit punë intensive, që ta ndryshonte tërësisht godinën e shkollës që të dukej si e re.

Investimet kapitale prej qindra e mijëra eurove që ia besuan, Komuna, agjencitë, shoqatat, shtëpitë botuese, kompanitë private, fondacionet, etj, ua lehtësuan punën mësimdhënësve, procesin edukativ nxënësve dhe e rritën përkushtimin e stafit të shkollës.

Në vijim mund të ndiqni një video ku shfaqen të gjitha riparimet që janë bërë në hapësirat e shkollës.

Kur jemi te titujt, në bibliotekën e shkollës “Jashar Bej Shkupi” para se te vinte ne krye te këtij institucioni Maksuti, ka pasur shume mungese te titujve shkollor. Por ambiciet e tij për të përmirësuar kushtet dhe për t’u ofruar nxënësve mundësi për nxënie dhe me ndihmën e shtëpisë botuese Logos A, Yeni Ballkan, Tikas, Yonus Emre, siguroi 14.800 tituj që nxënësit të kenë mundësi për te zgjeruar njohuritë. 

 

Marketing