Zëvëndësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, nga foltorja e Kuvendit foli për sigurinë e drejtësinë, mes tjerash ai foli edhe për involmimin e tij në politikë, me çka shtoi se është për herë të parë në funksion politik dhe se ka pranuar ta prish komforin nga bota akademike të kalojë në politikë. Por, këtë e ka bërë sipas tij për të mirën e përgjithshme të shoqërisë.
Iseni mes tjerash shtoi që dallon shumë nga funksionarët e BDI-së për shumë arsye.
“Një gjë e di saktë, se jam i pastër si kristali në çdo aspekt, dhe ajo që më dallon nga ju dhe ish funksionarët e juaj është se unë nuk kam qenë i involvuar asnjëherë në asnjë aferë korruptive, as nuk kam dosje kriminale, as nuk kam shpërndarë informacione të klasifikuara për grupe kriminale, as nuk i kam shërbyer çiftit të Mijallkovit i cili sot shëtit me ferrari.
Iseni shtoi tutje për Grubin duke e cilësuar si mi që ikë prej drejtësisë.
“Ndërsa, personi që ikë si miu prej maces, sot është e dhimbshme që gjithë distancoheni prej tij. Mjerim për ju!”, ka përfunduar Iseni.
Sipas tij, BDI nuk ka kredibilitet të shesë moral dhe të flet për drejtësi. Iseni BDI-së ia rikujtoi gjitha rastet e montuara që i kanë ndodhë shqiptarëve gjatë kohës kur ata ishin në pushtet.
“Sa e dua unë flamurin kombëtarë atë e kemi dëshmuar dem baba dem gjithë familja ime. Sa i përket shkollimit tim, të jeni të bindur se jam më i shkolluar se gjithë ju. Interpelanca e sotme është përpjekje për të mbuluar korrupsionin për dy dekade tuajin. Ku ishit ju kur iu montonin raste shqiptarëve. Ju sot flisni për drejtësi, ndërsa ju heshtët kur ishit në pushtet për familjet shqiptare. Rastin Alfa, rastin e Kumanovës, e tani guxoni të flisni për drejtësi. Çfarë keni për të thënë për rastin e 27 prillit, kur ish zëvendëskryeministri Artan Grubi përqafohej me djalin e Mijallkovit. Për ju asnjëherë nuk ka qenë dhimbja për shqiptarët, por ka qenë interesi për kazinotë. Ju asnjëherë s’jeni kujdesur për flamurin kombëtar. Ju partia që doli nga UÇK, u shndërruat në byro të kriminelëve. Nëpër burgje dergjen akoma shqiptarë të pafajshëm, si rasti i Rexhail Qerimit që vdiq në burg. Subjekti i juaj që është para falimentimit, me pensionerët, Aliun, Blerimin, Musën, e keni shndërruar në parti të pleqve, dëshpëruat të rinjtë, dhe aktivistët të vërtetë që sakrifikuan gjithçka për atë parti. Ju jeni mjerim i kësaj shoqërie dhe nuk keni të drejtë të flisni për moral. Në përgjimet ju keni ofenduar nënat shqiptare, ju nuk keni të drejtë të flisni për moral dhe patriotizëm”, ka deklaruar zëvendësministri i MPB-së, Astrit Iseni.
Ai ia kujtoi BDI-së të kaluarën e hidhur, me çka i numëroi një për një rastet e montuara politike ku sipas Isenit këta që sot flasin për drejtësi për 22 vite rresht kanë qëndruar duarkryq derisa shqiptarët janë dergjur burgjeve.
“Ju ishin ata që keni heshtur për familjet shqiptare, rasti Monstra, Allfa, sa e lehtë ishte për ju të ktheni shpinën ndaj të pafajshmëve dhe t’i lini të kalben burgjeve shqiptarët vetëm për t’i kënaqur koalicionet tuaja të dyshimta politike. Sa raste të tjera u montuan, sa vite me burg shqiptarët janë dënuar nga ju, ju nuk kredibilitet moral të flisni për drejtësi”, tha zëvendësministri Astrit Iseni