Boksieri Drilon Rama u shpall finalisti i parë i këtij edicioni. Sipas rezultateve të votimit të publikut, Rama u vlerësua si më i votuari, duke siguruar kështu kalimin në finale.
Megjithatë, vendimi u pasua nga reagime të ashpra brenda shtëpisë së BBVK. Aktorja Gresa Gashi dhe këngëtari Naim Bunjaku, i njohur si Xuxi, shprehën pakënaqësi të hapur dhe dyshime mbi procesin e votimit.
“E dinim edhe ai do të fitojë edhe natën e mirë. Ne po dalim”, tha Gresa me një ton të dëshpëruar, duke lënë të kuptohet se ndjen mungesë transparence në këtë edicion. Ndërkohë, Xuxi shkoi më tej duke e krahasuar BBVK-në me festivalet muzikore shqiptare, ku sipas tij, fituesi shpallet paraprakisht dhe nuk vendoset nga publiku.