LSDM: BDI të dalë nga filmi nacionalist (VIDEO)

Lidhja social demokrate akuzon Bashkimin Demokratik për integrim për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në. Sipas LSDM-së politikat e saja të papërgjegjshme i mundësojnë VMRO-DPMNE-së të përfitojë politikisht. Agron Demiri nga kjo parti deklaron se BDI duhet të dalë përfundimisht nga filmi nacionalist, duke nxitur tensione etnike dhe përçarje mes qytetarëve. Sipas tij, deklarata dhe veprime të tilla janë krejtësisht të papranueshme dhe të papërshtatshme për shoqërinë tonë multietnike dhe demokratike.  “Me politikat e saj të papërgjegjshme, BDI-ja i mundëson VMRO-DPMNE-së, të destabilizojë edhe më tej situatën dhe të përfitojë politikisht. Bashkëpunimi i tyre është më se i dukshëm – votojnë bashkë në Kuvend, BDI u siguron shumicën e Badenterit, kështu që deri në skandalet e fundit, si lirimi falas i Artan Grubit përtej kufirit, janë dëshmi e qartë për këtë.”, tha Agron Demiri, anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së

Marketing

https://www.facebook.com/share/v/15tHYk6E43/

Marketing