Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, e kërkojnë në Spanjë

Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi është larguar përfundimisht nga skuadra e Trabzonsporit. Bardhi tashmë është “lojtar i lirë” dhe pritet që shumë shpejt të firmosë me skuadrën e tij të re.Mesfushori shqiptar aktualisht ka shumë oferta, duke përfshirë këtu edhe dy nga Superliga e Turqisë dhe një nga La Liga.

Marketing

Interesim deri më tani për Bardhin kanë shfaqur Bashakshehiri dhe Ejupspori, teksa nga Spanja që dëshirojnë shërbimet e shkupjanit janë Espanjolli dhe Rajo Valekano.

29-vjeçari po largohet nga Trabzoni për shkak të hapësirave të vogla. Ai luajti vetëm tetë ndeshje dhe bëri vetëm një asist. Kujtojmë se te Trabzonspori Bardhi ishte transferuar nga Levante për 3 milionë euro.

Marketing